Operacion i gjerë kundër radikalëve, dorëzohen 6000 militantë të grupit ekstremist

78942CDF E7A2 478D 8001 C6B9BCD09DB3 600x338

Ushtria e Nigerisë njofton se rreth 6000 militantë të grupit islamik të Boko Haram janë dorëzuar në javët e fundit, si pasojë e një operacioni të gjerë që ka nisur në mbarë vendin për të goditur ekstremistët.

Sipas një raporti të përpiluar nga Kombet e Bashkuara, më shumë se 350 mijë persona kanë humbur jetën në konfliktin e përgjakshëm mes ushtrisë nigeriane dhe militantëve të Boko Haram. Shpesh herë luftimet kanë kaluar kufijt duke përfshirë dhe Nigerin, Çadin dhe Kamerunin.

“Brenda disa javësh, 5890 terroristë, përfshirë këtu ushtarë të thjeshtë apo komandantë, së bashku me familjet e tyre, u dorëzuan tek trupat tona në verilindje të vendit”, u shpreh gjenerali Bernard Onyeuko.

Ai shton se 565 nga luftëtarët e dorëzuar u dërguan tek autoritetet e shtetit të Bornos për t’i identifikuar nëse kanë qenë të përfshirë në sulmet e viteve të fundit në këtë rajon, i cili ka shënuar dhe humbjet më të mëdha të jetëve në radhët e civilëve.