Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Pak ndryshme te kuqezinjtë, Reja i beson i listës së tij “klasike”

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 13:07 | Futboll
Pak ndryshme te kuqezinjtë, Reja i beson i listës së tij

Gjashtë pikët në tre ndeshje është një bilanc i mirë nëse humbja vjen nga një përfaqësuese si Anglia. Shqipëria është për momentin në vendin e tretë në Grupi I, por sfidat e vërteta nisin prej përballjes së kësaj të enjteje kundër Polonisë dhe atyre dy që do të pasojnë në ditët në vazhdim.

 Nga hera e fundit që kuqezinjtë ishin në fushë, dhe mundën San Marinon ka ndryshuar pak për të mos thënë aspak.

Trajneri Edi Reja në këtë moment, nuk e sheh të arsyeshme ingranimin me skuadrën të emrave të rinj që po paraqiten mirë klubet e tyre në Evropë, por i beson atyre që u përzgjodhën edhe në muajin qershor. Risia e vetme, është afrimi i Nedin Bajramit, fantazistit të Empolit i cili pritet të rrisë më shumë vlerat në mesfushë, por 22-vjeçari i lindur në Zvicër do të jetë i gatshëm prej ndeshjes me Hungarinë. Gjithsesi, garancinë më të madhe, Reja e pret nga sulmi, reparti në të cilin italiani ka dilema për të formuar dyshen që do t’i besohen golat.

Përballjet e muajit shtator do të jenë mjaft përcaktuese nëse Shqipëria do të vijojë të synojë për të lënë pas një prej Hungarisë apo Polonisë apo do të provojë të përsërisë mrekullinë duke kërkuar vendin e dytë në grup.

https://a2news.com/2021/09/01/kombetarja-gati-per-polonine-reja-konsiderate-per-te-gjithe-frike-ndaj-askujt/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani