Përballjet direkte, vetëm një miqësore e fituar në 11 takime me Poloninë

poloni shqiperi 1100x620

Përballë Polonisë, për të mbajtur gjallë objektivat por edhe për të thyer ecurinë negative. Shqipëria nuk ka fituar asnjëherë në një ndeshje zyrtare kundër përfaqësueses polake.

Në 11 ballafaqime, kombëtarja kuqezi ka triumfuar vetëm në një miqësore, në vitin e largët 1953. 7 përballje janë fituar nga kundërshtarët dhe në 3 raste, ndeshja ka përfunduar në barazim, mes të cilave dy ndeshje kanë qenë të vlefshme për eliminatore të kampionatit botëror apo evropian.

Hera e fundit që Shqipëria është ndeshur me Poloninë, është në vitin 2008, duel i cili përfundoi me fitoren minimale 1-0 të polakëve

Hera e fundit që Shqipëria është ndeshur me Poloninë, është viti 2008 kur kombëtarja drejtohej nga holandezi Ari Han, duel i cili përfundoi me fitoren minimale 1-0 të polakëve.