Rama: Partia nuk mund të jetë armatë rezervistësh vetëm për zgjedhje

rama 1100x620

Kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij në Asamblenë Kombëtare të Partisë Socialiste, deklaroi se “reduktimi i partisë në një armatë rezervistësh vetëm për zgjedhje, zgjeron hendekun mes partive dhe qytetarëve jomilitantë, sidomos me më të rinjtë, të cilët sot vazhdojnë votojnë sipas traditës familjare”.

“Makineria zgjedhore e një partie të madhe politike është e patjetërsueshme në funksion të fitores së zgjedhjeve. Nuk ka më keq sesa një parti e madhe që lidhet me zinxhir të pandërprerë humbjesh, por reduktimi i partisë në një armatë rezervistësh vetëm për zgjedhje, jo vetëm që i heq asaj ushqimin jetësor me aspiratat dhe kritikat e zgjedhësve, jo vetëm që i këput lidhjet me ngrehinën e bindjeve morale të zgjedhësve, por edhe zgjeron hendekun mes partive dhe qytetarëve jomilitantë, sidomos me më të rinjtë, të cilët sot vazhdojnë votojnë sipas traditës familjare”, deklaroi Rama.