Shkëlqimi i yjeve, Hollivudi “zbarkon” në Venecia

Me elegancë dhe thjeshtësi, yjet shkëlqyen në tapetin e kuq në Festivalin e Venecias, i cili mbahet deri në 11 shtator.

Edicioni i 78 i festivalit çeli siparin të mërkurën, duke mirëpritur yjet e kinemasë ndërkombëtare, që lanë Hollivudin për Venecian.

Festivali më i vjetër i filmit në botë nuk e anuloi edicionin e vitit 2020 për shkak të krizës shëndetësore, por vetëm këtë vit yjet e kinemasë u rikthyen në fuqi të plotë, para pallatit të Lidos.