Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Shkon në 644 numri i afganëve në Shqipëri, sot mbërritën edhe 37 të tjerë

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 08:24 | Aktualitet

Në orët e para të mëngjesit sot kanë mbërritur në aeroportin e Rinasit 37 shtetas afganë, duke e çuar në 644 numrin total të mbërritur në më shumë se një javë në Tiranë.

Ministria e Punëve të Jashtme njofton se ata janë akomoduar në Qytetin Studenti, për t’u transferuar në ditët në vijim në strukturat hoteliere në bregdet.

Disa ditë më parë mbërritën dy avionë të tjerë me shtetas afganë në vendin tonë.

Qëndrimi i tyre në Shqipëri është i përkohshëm, deri sa të marrin vizat amerikane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë