Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

“Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një Qeveri Kukull”, Nishani komenton kabinetin “Rama 3”

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 13:48 | Politikë
“Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një Qeveri

Ish-Presidenti Bujar Nishani komentoi kabinetin e ri qeveritar, si dhe ironizoi Partinë Demokratike me anë të një postimi në Facebook.

Sipas Nishanit, shqiptarët do të qeverisen në 4 vitet e ardhshme nga një qeveri kukull, ndërsa opozita nuk ka asnjë strategji, por është duke pritur derisa të afrojnë zgjedhjet.

“Shqiptarët edhe katër vitet e ardhshme me një Qeveri Kukull, manekinë të garderobës në errësirë të një njeriu që ka marrë peng gjithçka në këtë vend. Peng qeverisjen, peng parlamentin, peng drejtësinë, peng ekonominë, peng sistemin politik, peng vetë shtetin, peng Shqipërinë. Pengmarrësi, ndërsa tallet përsëri me shqiptarët me një “Qeveri Kukull”, përgatitet me zell për të fituar garën e ardhshme. Çdo kukull në funksion të grabitjes elektorale të radhës! Po Opozita? Opozita është rehat! Ka kohë! Ohu…, derisa të vijnë zgjedhjet, shohim e bëjmë! Asnjë parapërgatitje, asnjë vizion, asnjë projektim, asnjë strategji! Do të “sajojë” diçka edhe atëherë”, shkruan Nishani në Facebook.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli