Skandali me uniformat e policisë, ish-drejtoresha e arrestuar i kërkon SPAK-ut celularin e sekuestruar

uniformat polici 1100x620

Edlira Naqellari, ish-drejtoresha e Agjencisë së Blerjeve të Përqendruara, i kërkoi SPAK t’i kthejë telefonin e sekuestruar pas arrestimit të saj. Por, Gjykata e Posaçme e rrëzoi këtë kërkesë.

Sipas Gjykatës së Posaçme, telefoni nuk mund të kthehet pasi nevojitet ekzaminimi i plotë i komunikimeve të kryera përmes tij, për llogari të hetimit të nisur.

Naqellari, ish-drejtoreshë e Blerjeve të Përqendruara në Ministrinë e Brendshme, po hetohet nga SPAK për “shkelje të barazisë në tendera”, lidhur me tenderin 2,8 miliardë të uniformave të policisë. Naqellari u arrestua më 10 korrik bashkë me 9 persona të tjerë të akuzuar për “shpërdorim detyre” dhe “shkelje të barazisë në tendera”.

Pak ditë më parë, Gjykata e Posaçme refuzoi kërkesën e saj për zbutje të masës së sigurisë.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Dy javët e fundit situata ka pësuar ndryshime të ndjeshme
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Totali i rasteve aktive mbi 12700, 458 për 100 mijë banorë
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Numri i humbjeve të jetës në raport me rastet është 1,6%
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: 741 819 persona të vaksinuar me dy doza, 33% e popullsisë
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Mbulimi vaksinal në rritje, nuk kemi humbje të vaksinave
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Vaksinimi duhet të arrijë mbi 95% në të gjitha grupmoshat
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 230 të shtruar në spitale, 30% e kapaciteteve ende të lira
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 0,001% e rasteve në spital janë të vaksinuar
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 0,0006% e viktimave nga Covid-19 janë të vaksinuar
  • LAJMI I FUNDIT | Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat anti-Covid
  • LAJMI I FUNDIT | Rakacolli: Arsimtarët e pavaksinuar, test PCR negativ çdo javë
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Incidenca te të vaksinuarit, 22 herë më e ulët se të pavaksinuarit