Skuadër pa ekuilibër, konfuze dhe pa krahë, NOTAT e Kombëtares ndaj Polonisë

Nuk mjaftojnë 20 minuta të mira të përballosh një kundërshtar të nivelit të Polonisë. Një skuadër e ç’ekuilibruar dhe mungesë e theksuar koordinimi. Gabime në rreshtim, mesfushë konfuze dhe krahët që shtyjnë pak. Kjo është tabloja e Kombëtares në përballjen me një prej ekipeve më të mira të grupit. Reja gaboi në zëvendësime dhe për më tepër ishin shumë të vonuara. Veprimet individuale të ndonjë futbollisti nuk e ngritën dot nivelin e skuadrës.