Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Talebanët, të zhgënjyer me amerikanët: Na shkatërruan helikopterët

Nga A2 CNN
2 Shtator 2021, 14:15 | Bota

Edhe pse nisën të përdornin menjëherë helikopterët amerikanë dhe ato të NATO-s, talebanët ndjehen të tradhtuar e të zemëruar me forcat amerikane pasi zbuluan se ata nxorën jashtë përdorimit helikopterët ushtarakë para largimit të tyre nga Kabuli.

Gjenerali amerikan, Frank McKenzie, tha se para evakuimit nga Kabuli, ata "demilitarizuan" 73 mjete ajrore. Megjithatë, besohet se talebanët kanë tashmë rreth 48 helikopterë edhe pse nuk është e qartë se sa prej tyre janë funksionalë. "Ne mendojmë se është pasuri kombëtare. Tashmë, ne drejtojmë vendin dhe do të kishte qenë një ndihmesë e madhe për ne", pretendon një reportere e Al Jazeera t'i kenë thënë talebanët pasi ajo vizitoi aeroportin e Kabulit pas tërheqjes së trupave të NATO-s.

https://a2news.com/2021/09/01/talebanet-besohet-se-zoterojne-mjete-ajrore-luftarake-me-shume-se-30-e-vendeve-te-nato-s/

"Ata janë të zhgënjyer, të zemëruar. Ata ndjehen të tradhtuar pasi këto mjete nuk mund të riparohen më", ka shtuar reporterja e Al Jazeera-s.

Aktualisht, talebanët po shpresojnë që brenda pak ditësh të nisë funksionimi i anës komerciale të aeroportit, që do t'i lejonte afganët të fluturonin jashtë vendit me viza.

https://a2news.com/2021/09/01/dita-e-pare-pa-amerikanet-talebanet-festojne-pavaresine-me-parade-ushtarake/

Sipas një inspektimi të amerikanëve më 30 qershor, Forcat Ajrore Afgane kishin 108 helikopterë dhe 59 avionë. Ndërkohë, para rënies së Kabulit, Uzbekistani konfirmoi se 46 mjete ajrore, mes të cilave edhe 24 helikopterë, kishin mbërritur në vend në mënyrë që të mos binin në duart e talebanëve.

A2 CNN Livestream

Dita jonë