Zelensky takon Biden: SHBA mbështet Ukrainën përballë agresionit rus

BIDEN ZELENSKI frame 18 1100x620

Presidenti Joe Biden e shfrytëzoi takimin e tij të parë me një udhëheqës të huaj që nga përfundimi i luftës në Afganistan për të dërguar të mërkurën mesazhin se Shtetet e Bashkuara, të çliruara nga “lufta e tyre e pafundme, janë të vendosura të bëhen një aleat më i besueshëm për miqtë e tyre, në këtë rast për Ukrainën.

Biden priti në Shtëpinë e Bardhë presidentin ukrainas Volodimir Zelensky, takim i dëshiruar prej kohësh nga Ukraina. Presidenti amerikan siguroi homologun se administrata e tij qëndron plotësisht përkrah vendit.

“Shtetet e Bashkuara mbeten plotësisht të përkushtuara ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës përballë agresionit rus, dhe aspiratave euroatlantike të vendit”.

Udhëheqësi ukrainas, i cili e gjeti veten për muaj me radhë të përzier në përpjekjet për shkarkimin nga posti të presidentit të mëparshëm, Donald Trump, erdhi në Shtëpinë e Bardhë me shpresën se Amerika do të ofrojë më shumë ndihma ushtarake dhe mbështetje për ambiciet e Ukrainës për anëtarësimin në NATO.

“Dua gjithashtu të diskutoj me presidentin Biden, mbi vizionin e qeverisë së tij për mundësitë që Ukraina t’i bashkohet NATO-s dhe kornizave kohore për anëtarësimin, nëse është e mundur”. Takimi u shty dy ditë, ndërsa Presidenti Biden dhe ekipi i tij i sigurisë kombëtare ishin të përqendruar te tërheqja e ushtrisë amerikane nga Afganistani. Në bisedat kokë më kokë, dy udhëheqësit diskutuan vendimin e Uashingtonit për të mos bllokuar ndërtimin e tubacionit Nord Stream 2, i cili do të transportojë gaz natyror rus direkt në Gjermani, duke anashkaluar Ukrainën. Uashingtoni i ofroi Kievit 60 milionë dollarë ndihmë ekonomike Kievit, teksa përballet me sjelljen agresive të Moskës.

  • LAJMI I FUNDIT | Koronavirusi në Shqipëri, mblidhet Komiteti Teknik i Ekspertëve
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Dy javët e fundit situata ka pësuar ndryshime të ndjeshme
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Totali i rasteve aktive mbi 12700, 458 për 100 mijë banorë
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: Numri i humbjeve të jetës në raport me rastet është 1,6%
  • LAJMI I FUNDIT | Fico: 741 819 persona të vaksinuar me dy doza, 33% e popullsisë
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Mbulimi vaksinal në rritje, nuk kemi humbje të vaksinave
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Vaksinimi duhet të arrijë mbi 95% në të gjitha grupmoshat
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 230 të shtruar në spitale, 30% e kapaciteteve ende të lira
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 0,001% e rasteve në spital janë të vaksinuar
  • LAJMI I FUNDIT | Kraja: 0,0006% e viktimave nga Covid-19 janë të vaksinuar
  • LAJMI I FUNDIT | Komiteti Teknik i Ekspertëve nuk ndryshon masat anti-Covid
  • LAJMI I FUNDIT | Rakacolli: Arsimtarët e pavaksinuar, test PCR negativ çdo javë
  • LAJMI I FUNDIT | Bino: Incidenca te të vaksinuarit, 22 herë më e ulët se të pavaksinuarit