Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

1.5 milionë të vaksinuar në Shqipëri, Rama apel qytetarëve: Vaksinohuni

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 20:41 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama iu ka bërë apel qytetarëve që të vaksinohen teksa ka publikuar në “Facebook” shifrën totale të vaksinimeve, 1.5 milionë.

“Vaksinohuni, vaksinohuni, vaksinohuni! #MbroniShëndetin #VaksinatShpëtojnëJetë #ShqipëriaBuzëqesh ”, shkruan Rama.

Ndërkaq, Ministria e Shëndetësisë raportoi se në 24 orët e fundit janë shënuar tre viktima dhe 895 raste të reja.

Aktualisht janë 11,288 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin ndërsa në Spitalin Infektiv po marrin trajtim 114 pacientë.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli