Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

A ka koordinim me Partinë Demokratike? Vasili: Kemi sinkronizim të natyrshëm për 25 prillin

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 10:34 | Politikë
A ka koordinim me Partinë Demokratike? Vasili: Kemi sinkronizim të

Petrit Vasili, nënkryetar i LSI-së, u pyet në lidhje direkte me “Ditarin” në A2 CNN mbi objektivat që i parashtroi Parlamentit të ri kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, si ndryshimi i Kushtetutës, ndryshimi i ndarjes territoriale dhe ndryshim i sistemit zgjedhor.

Sipas Vasilit, “pa zgjidhur 25 prillin, nuk zgjidhet asnjë nga këto të tjerat”.

“Pasi, në këtë mënyrë, ilegjitimiteti i atyre që grabitën 25 prillin, do të bënte të ndërtohej një ilegjitimitet i ri dhe pa zbardhur këtë çështje, do të thotë që kriminelët e votave të ulen në krye të tavolinës. Zbardhja e 25 prillit do të bënte që Parlamenti të hynte në shinat e ligjshmërisë”, theksoi Vasili.

Por, sipas Vasilit, PD dhe LSI nuk kanë diferencë në lidhje me këtë aspekt: “Nuk shoh asnjë diferencë. PD dhe LSI e kanë përcaktuar 25 prillin si masakër zgjedhore, si zgjedhjet më të këqija të pluralizmit, kështu që sinkronizimi është i natyrshëm, nuk ka nevojë të ndërtohet”.

Në fund, Vasili u pyet edhe mbi dorëheqjen e Luan Ramës: “Ka dorëheqje me kuptim të caktuar politik dhe ka dorëheqje që kanë të bëjnë me rrëzimin e zgjedhjeve. Në Partinë Socialiste janë dorëzuar 5 mandate njëri pas tjetrit, për shkaqe të paqarta dhe në rastin e Luan Ramës, bëhet fjalë për një qëndrim të një drejtuesi politik në raport me forcën politike apo rezultatet e veta”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë