Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Anëtari i “The Beatles” pranon fajin, ish-luftëtari britanik i ISIS preu kokat e pengjeve amerikane

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 16:45 | Bota
Anëtari i “The Beatles” pranon fajin, ish-luftëtari

Një ish luftëtar i Shtetit Islamik nga Britania ka pranuar fajin në një gjykatë të Shteteve të Bashkuara për vrasjen e 4 pengjeve amerikanë.

Aleksanda Kotej, akuzohet për pjesëmarrje në një celulë të ISIS të quajtur “The Beatles”, e cila u përfshi në pengmarrje në Irak dhe Siri.

Kjo celulë terroriste është përgjegjëse dhe për prerjen e kokave të një numri pengjesh nga perëndimi dhe Japonia.

37-vjeçari Kotej pranoi fajin për të tetë akuzat dhe mund ta kalojë të gjithë pjesë e mbetur të jetës në burg. Pjesë e procesit gjyqësor është edhe një anëtar tjetër i celulës “The Beatles”, 32-vjeçari El Shafee Elsheikh.

Ky i fundit akuzohet mes tjerash për vrasjen dy britanikëve që po dërgonin ndihma në Siri dhe Irak si dhe të dy shtetasve nga Japonia.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani