Argjentinë “zikaltër”, Lautaro dhe Correa mposhtin Venezuelën

argjentina 1100x620

Lautaro Martinez dhe Joaquin Correa dhuruan spektakël në fitoren e Argjentinës ndaj Venezuelës, me rezultatin 3-1, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit.

Në pritje të supersfidës ndaj Brazilit, i cili aktualisht renditet i pari, 6 pikë më shumë sesa Argjentina e vendit të dytë, dyshja e Interit shënoi nga një gol për kokë, ndërkohë që Angel Correa i Atletico Madrid vulosi rezultatin.

Ndërkohë, Brazili mundi Kilin me rezultatin 1-0, falë një goli të Everton. Kjo ishte fitorja e 7 në 7 ndeshjet kualifikuese të zhvilluara deri tani nga 5 herë kampionët e Botës.