Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Arratisja nga burgu 313, A2 CNN siguron videon kur Pjetri zbret me litar dhe përballet me policinë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 14:26 | Kronikë

A2 CNN ka siguruar videon ku shihet momenti kur Fatmir Pjetri tentoi të arratisej nga burgu 313 i Tiranës. Ngjarja ka ndodhur rreth 1 muaj më parë.

Në pamje shihet Pjetri duke zbritur me një litar të krijuar nga lidhja e çarçafëve, por menjëherë më pas përballet me policinë në shkallë.

https://a2news.com/2021/08/11/tentuan-arratisjen-3-muaj-izolim-per-cekajn-dhe-dy-bashkepunetoret/

Në këtë tentativë arratisjeje ishin të përfshirë edhe Arbër Çekaj dhe Lulzim Çepele. Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ata kishin krijuar një litar më çarçafë prej 20 metrash, duke arritur të zbresin deri te zyrat e administratës, por gjithçka dështoi.

Çekaj ka deklaruar se nuk ka goditur asnjë polic, siç pretendohet, dhe se i rënduar psikologjikisht nga arrestimi i të atit, ka ndjekur “në mënyrë instinktive” Fatmir Pjetrin, sepse “ai ishte me kafe në dorë dhe kur pa Pjetrin që po largohej, e ndoqi pa ditur se ku po shkonte”. Sipas tij, arrestimi nuk u krye nga forcat e rendit, pasi ai u kthye me vullnetin e tij.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani