Brenda paradës ushtarake të talebanëve, arte marciale dhe jelekë me eksplozivë

Publikuar më: 3/9/2021, ora 19:24

Brenda paradës ushtarake të talebanëve, arte marciale dhe jelekë me eksplozivë

Publikuar më: 3/9/2021, ora 19:24

Luftëtarët talebanë tashmë kanë nisur propagandën përmes televizionit shtetëror, duke publikuar video nga parada ushtarake që u zhvillua një ditë pas largimit të ushtarit të fundit amerikan.

Në video shihen talebanët ndërsa kryejnë arte marciale përpara drejtuesve dhe imazhe të armatimit që disponojnë, pjesa më e madhe e të cilit u la pas nga ushtria amerikane.

Mes armatimeve që tërhoqën vëmendjen e publikut ishin dhe jelekët me eksplozivë që zakonisht përdoren nga kamikazët.