Ëndrra e “Djajve të kuq” u bë realitet! Një nga djemtë e tij u rikthye. Cristiano Ronaldo ka mbërritur të premten me avionin e tij në Manchester, për t’iu bashkuar ekipit që i dha emër në futbollin botëror.
Portugezi u kthye nga vendlindja e tij pas ndeshjes eliminatore dhe u prit në aeroport nga zyrtarë të United që e shoqëruan në vilën superluksoze ku ai do të qëndrojë.
Shtëpia moderne e vendosur në një zonë periferike të Manchesterit është e pajisur me 7 dhoma gjumi dhe me kompleks fitnesi e jakuzi që do t’i mundësojnë Cristianos të përgatitur për prezantimin e tij të mundshëm të shtunën e ardhshme në ndeshjen ndaj Newcastle.