Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Dyshohet për korrupsion, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Sali Hasa

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 09:59 | Kronikë
Dyshohet për korrupsion, KPK shkarkon nga detyra prokurorin Sali Hasa

Sali Hasa, ish-prokurori i Sarandës, i akuzuar nga SPAK për “korrupsion” dhe “fshehje të pasurisë” rrezikon të dënohet me 3 vjet e 6 muaj burg. Prokurorët e SPAK kërkuan këtë masë dënimi për ish-kolegun e tyre, që u shkarkua nga vetingu teksa ishte në paraburgim. Hasa u arrestua në qershor të vitit të kaluar, pasi përgjimet e SPAK në hetimin e një grupi të trafikut të drogës, zbuluan një aferë korruptive në prokurorinë e qytetit bregdetar.

Prokurorët e Posaçëm i thanë gjykatës se Hasa ka marrë ryshfet nga Elsona Papa në këmbim të pushimit të akuzës ndaj vëllait të saj të akuzuar për plagosje, Emiliano Mirani. Ndëshkim me burg për “korrupsion” u kërkua edhe për vëlla e motër të përfshirë në këtë episod.

https://a2news.com/2021/06/19/dyshohet-se-pushoi-nje-akuze-per-plagosje-ne-kembim-te-ryshfetit-spak-arreston-prokurorin-e-sarandes-dhe-5-te-tjere/

Për ish-zyrtarin tjetër të drejtësisë në dosje, ish-oficerin e Policisë Gjyqësore, Napolon Hodaj, SPAK kërkoi dënimin me 2 vjet burg. Ai akuzohet për ndikim të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë, duke mundësuar shpëtimin nga akuzat të një personi të dyshuar për “vjedhje me dhunë” dhe “plagosje”.

Për të njëjtin episod mund të vuajnë dënime me burg edhe të pandehurit Markelian Aliani,  Emiliano Mirani e Julian Zera. Pjesë e të njëjtë dosjes ishin edhe arbitri i futbollit, Qerim Ruçi dhe zyrtari i klubit sportiv të Përmetit Bledar Hajredini. Sipas SPAK, ata duhet të dënohen për “paracaktim të rezultateve sportive” në përballjen sportive Selenica-Përmeti.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, për të gjithë të pandehurit përfitojnë uljen e një të tretës për çdo masë dënimi të kërkuar.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu