E reja humb jetën pasi bie nga anija turistike në Vlorë

triporti vlore zvernec 1100x620
Fotografi ilustruese

Një vajzë ende e paidentifikuar ka humbur jetën në Vlorë pasi ka rënë nga anija turistike me të cilën po udhëtonte.

E reja rreth 25 vjeç është dërguar me urgjencë në spital, por nuk ka arritur të mbijetojë.

Policia ka arrestuar 47-vjeçarin A.G., për shkelje të rregullave të mbrojtjes në punë, ndërkohë që një hetim ka nisur për zbardhjen e ngjarjes.