Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Emërimi i Ulsi Manjës, PD kujton dosjen e Dibrës: Vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 10:31 | Ekonomi
Emërimi i Ulsi Manjës, PD kujton dosjen e Dibrës: Vota e vjedhur

Një ditë pas emërimit të Ulsi Manjës në krye të Ministrisë së Drejtësisë, deputeti i zgjedhur demokrat, Enkelejd Alibeaj, e konsideron cenim të besimit të institucioneve dhe provokim të shoqërisë shqiptare. Duke sjellë në vëmendje dosjen e përgjimeve në Dibër, ku është përfolur edhe Manja, Alibeaj shprehet se vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve.

“Emërimi i Ulsi Manjës si ministër Drejtësie, është një provokim ndaj shoqërisë shqiptare. Qytetarët tanë dhe bota mbarë ia njeh krimet që ka kryer në bashkëpunim me Edi Ramën. Caktimi në krye të Drejtësisë të një prej simboleve të pandëshkueshmërisë së krimeve elektorale të Dosjes 184, është një shembull negativ që cenon edhe më shumë besimin tek institucionet kur ato dorëzohen tek individë që duhet të ishin përpara drejtësisë e jo në krye të saj. Ky është një tjetër ilustrim kuptimplotë se si masakra zgjedhore nuk zgjidhi asgjë për qytetarët. Përkundrazi, vota e vjedhur përdoret si imunitet për krimet e shkuara dhe ato të reja në dëm të Shqipërisë dhe shqiptarëve”.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani