Ka fituar 4 medalje ari duke thyer rekorde, njihuni me notarin pa krahë

Zheng Tao është bërë i famshëm në internet pasi ka fituar 4 medalje ari në Lojërat Paralimpike të Tokios, pavarësisht se i mungojnë të dy krahët.

Notari kinez, i cili i ka humbur gjymtyrët e sipërme pas një shoku elektrik kur ishte i vogël, ka dominuar garat në stilin e lirë, kurriz dhe flutur, duke thyer rekordin botëror në të gjithë këto disiplina.

Videot e garave të tij janë bërë virale, me përdoruesit e internetit që habiten me forcën e tij fizike, duke e quajtur “frymëzim” dhe “burim krenarie”.

Zheng Tao e ka bërë debutimin e tij në Lojërat Paralimpike të Londrës, në vitin 2012, dhe që nga ai vit ka fituar 9 medalje gjatë karrierës.