Konfirmohen 6 raste të variantit të ri të koronavirusit në Greqi

varianti mu ne greqi koronavirusi varianti i ri delta covid19 600x338

Gjashtë raste të variantit të ri të koronavirusit të njohur si “Mu” janë regjistruar në Greqinë fqinje. Sipas “Kathimerini”, dy raste janë identifikuar në javët e fundit në aeroportin “Eleftherios Venizelos”, dy raste në Argolida, një në Atikë dhe një në Akaia.

Varianti “Mu”, i njohur shkencërisht si B.1.621, është klasifikuar si një “variant interesi”, sipas agjencisë së OKB-së në buletinin e saj javor mbi pandeminë. OBSH-ja tha se varianti ka mutacione që tregojnë një rrezik të rezistencës ndaj vaksinave.

Disa ditë më parë, shkencëtarët e Afrikës së Jugut kanë zbuluar një lloj të ri koronavirusi me mutacione të shumta, edhe pse nuk e kanë vërtetuar ende nëse është më ngjitës se sa variantet aktuale ose më i aftë për të kapërcyer imunitetin natyral apo atë të siguruar nga vaksinat.

I njohur si C.1.2., u zbulua për herë të parë në maj. Hulumtimi ka treguar se është përhapur në shumicën e provincave të Afrikës së Jugut, përveç shtatë vendeve të tjera në Afrikë, Evropë, Azi dhe Oqeani, ndërsa tashmë është konfirmuar edhe në Greqi.