Largimet nga PD, Zekthi: Këshilli Kombëtar ka menduar që kritika e tyre nuk ka qenë e ndershme

zekthi 1100x620

Anëtari i ri i Kryesisë së Partisë Demokratike, Fitim Zekthi foli në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN për largimet nga Partia Demokratike.

Zekthi u shpreh se qarkullimi i njerëzve është diçka e mirë ndërsa për largimin e kritikëve tha se Këshilli Kombëtar ka menduar që kritika e tyre nuk ka qenë e ndershme.

“Çdo palë zgjedhje sjellin të rinj dhe largojnë të vjetër në kuptimin e mirë të fjalës. Nuk ka pasur përjashtime por largime për shkak të reflektimeve. Gjithmonë ka pasur njerëz që mbesin jashtë strukturave drejtuese. Qarkullimi i njerëzve është diçka e mirë. Për sa i përket asaj që mbetën jashtë kritikët. Këshilli Kombëtar ka menduar që kritika e tyre nuk ka qenë substanciale, e sinqertë dhe e ndershme. Këshilli nuk mund të koordinohet janë 500 persona. Nuk shoh përjashtime apo fraksione. Që të ketë përçarje, duhet të ketë dallime ideore.” u shpreh Zekthi.