Makina e policisë përfshihet në aksident në Prishtinë, 3 efektivë të plagosur

Untitled collage 2021 09 03T222409.259 1100x620

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Prishtinë ku janë përfshirë dy makina, një prej të cilave e patrullës së policisë.

Aksidenti ka ndodhur në rrugën “Agim Ramadani” në kryeqytet dhe për pasojë janë lënduar 5 persona, 3 prej të cilëve efektivë të policisë.

Të plagosurit ndodhen jashtë rrezikut për jetën ndërkohë që një hetim ka nisur për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.