Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Mbi 500 ndeshje e më shumë se 200 gola, Mario Mandzukiç "var" këpucët në gozhdë

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 19:17 | Futboll
Mbi 500 ndeshje e më shumë se 200 gola, Mario Mandzukiç

Pas një viti thuajse të dështuar me Milanin, Mario Mandzukiç, ish-sulmuesi i Bayern, Juventusit e Atletico Madrid, është tërhequr përfundimisht nga futbolli i luajtur në moshën 35-vjeçare.

Kroati e ka bërë të ditur vendimin e tij me anë të një letre, ku tregon emocionet që ka përjetuar në karrierën e tij të lavdishme të mbushur me trofe të shumtë.

Letra e Mandzukiç:
I dashur Mario i vogël. Kur të veshësh për herë të parë këto këpucë, as që nuk do ta kesh imagjinuar se çfarë do të provosh në botën e futbollit. Do të shënosh gol në kompeticionet më të rëndësishme, do të fitosh trofe madhorë, me klube shumë të mëdhenj. Do të prezantosh me krenari kombin tënd dhe do të kontribuosh për të shkruar historinë e sportit kroat.

Do të kesh sukses sepse do të kesh përreth teje njerëz të zotë: shokë skuadre, trajnerë, tifozë e familjarë, agjentë e miq që do të jenë gjithmonë aty për ty. Do t’ju jesh gjithmonë mirënjohës atyre.

Mbi të gjitha do të kesh sukses, sepse do të japësh gjithmonë maksimumin. Në fund, kjo është ajo për të cilën do të ndjehesh gjithmonë krenar. Do të sakrifikohesh gjithmonë, por do ta dish se ia vlejti gjithçka, për momentet e paharrueshme që përjetove.

Do ta kuptosh se kur është koha për të dalë në pension e vendosur këto këpucë në një dollap, dhe nuk do të pendoheni për këtë. Futbolli do të jetë gjithmonë pjesë e jetës tënde dhe do të presësh me padurim për një kapitull të ri. Argëtohu…

Nga Mario jot i madh…
Shënim: Nëse të ndodh të luash kundër Anglisë në Kupën e Botës, rri gati rreth minutës së 109’.

Mandzukic numëron 582 ndeshje të luajtura dhe 228 gola të shënuar, ndërsa me përfaqësuesen kroate ka luajtur 89 ndeshje dhe ka dërguar plot 33 herë topin në rrjetë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani