Mësimi plotësues, nxënësit të interesuar për të mbushur mangësitë nga pandemia

Që prej 1 shtatorit, në shkollat 9-vjeçare dhe gjimnaze ka nisur një fazë shtesë mësimi për nxënësit. Stafet pedagogjike po ripërsërisin mësimet e një viti më parë, për të gjithë nxënësit që kanë krijuar boshllëqe për shkak të mësimit “online” dhe orëve të shkurtuara.

Për ta, ky proces është mjaft i vlefshëm, pasi u nevojiten njohuritë e mjaftueshme për provimet e lirimit dhe të maturës.

E pikërisht, edhe planet e hartuara janë në rifitimin e njohurimeve në lëndët bazë.

Drejtuesit e institucioneve arsimore thonë se mësimi plotësues ishte edhe një kërkesë e prindërve dhe nxënësve.

Viti i ri arsimor pritet të nisë fizikisht për shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet. Sipas udhëzimit të Ministrisë së Arsimit, në çdo bankë do të ketë vetëm një nxënës si dhe do të përshtatet mësimi me turne.