Momenti kur Arbër Çekaj përpiqet të arratiset nga burgu

A2 CNN ka mundur të sigurojë pamjet e përpjekjes për t’u arratisur nga burgu të Arbër Çekajt, më 8 gusht të këtij viti. Në bashkëpunim me Fatmir Pjetrin dhe Lulzim Çepelen, ata kishin krijuar një litar më çarçafë prej 20 metrash, duke arritur të zbresin deri te zyrat e administratës, por gjithçka dështoi.

Para Çekajt, shihet Pjetri që zbret në shkallët e administratës, por më pas përleshet me policët. Çekaj vjen pas Pjetrit dhe zbret shkallët, por edhe ai pengohet nga punonjësit e gardianët e burgut.

Çekaj ka deklaruar se nuk ka goditur asnjë polic, siç pretendohet, dhe se i rënduar psikologjikisht nga arrestimi i të atit, ka ndjekur “në mënyrë instinktive” Fatmir Pjetrin, sepse “ai ishte me kafe në dorë dhe kur pa Pjetrin që po largohej, e ndoqi pa ditur se ku po shkonte”. Sipas tij, arrestimi nuk u krye nga forcat e rendit, pasi ai u kthye me vullnetin e tij.

Çekaj është dënuar me 14 vite burg për trafik ndërkombëtar droge, ndërsa Pjetri si pjesë e bandës së babagjyshave.