Momenti kur i vendoset eksploziv makinës së efektivit të Policisë së Durrësit

A2 CNN ka siguruar pamjet e momentit kur i vendoset tritol makinës së efektivit të policisë së Durrësit, Lulzim Kastrati.

Në video duket një person i mbuluar me kapuç që afrohet te makina e Kastratit, në lagjen 17 në Durrës dhe brenda pak sekondash vendos lëndën plasëse në gomën e përparme të makinës, në krahun e shoferit.

Eksplozivi shpërtheu rreth orës 6:25, sipas policisë së Durrësit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale në mjetin e Kastratit.

Policia tha se për ngjarjen janë shoqëruar disa persona që mund të keni dijeni. Paraprakisht mësohet se punonjësi policisë, i cili ishte i plotfuqishmi i lagjes 17, ku ka ndodhur edhe shpërthimi, nuk ka raportuar problematika që kanë të bëjnë me punën e tij apo edhe jetën personale.