Në mbretërinë e Tuaregëve, mrekullitë e Tassili Hoggar përmes fotove

Shkëmbinjtë e skalitur nga era, arti shkëmbor “kubist”, kryeveprat e lashta. Këto janë mrekullitë e shkretëtirës Tassili Hoggar, një masiv malor në Sahara, i vendosur në Algjerinë juglindore pothuajse në kufi me Libinë. Shtrihet në rreth 500 kilometra, duke formuar një pllajë të madhe.

Ne po ju sjellim një kolazh me foto nga fotografi i njohur amerikan George Steinmetz, por edhe disa kuriozitete të këtij peizazhi mahnitës.