Në Pekin pritet të hapet parku i lojërave më i madh në botë

Më shumë se 4 kilometra katrorë, dy hotele,  7 “botë” të ndryshme dhe 37 struktura të ndryshme, secila e dedikuar personazheve më të dashur të fëmijëve, por jo vetëm, nga Harry Potter tek Jurassic Park dhe Kung Fu Panda.

Bëhet fjalë për Universal Studios dhe Universal City Walk në Pekin, kryeqytetin kinez. Parku i lojërave i pestë i kompanisë kinematografike amerikane, i pari në Azi, struktura në Kinë premton të jetë edhe parku tematik më i madh në botë.  

Parku parashikohet të hapet zyrtarisht më 20 shtator, gjatë festave tradicionale kineze të mesit të vjeshtës, nga më të ndjekurat.

Sipas autoriteteve dhe vetë Universal, hapja e parkut do të shtojë ndjeshëm turizmin në Pekin, duke i shtuar kryeqytetit një destinacion unik për të rinjtë që i mungonte deri më tani, duke parë edhe raportet që tregojnë për një rikthim të trafikut ajror me qëllim turistik brenda vitit.

Me siguri, kantieri i madh ka lehtësuar papunësinë, nga momenti që në qytetet Universal Studios i ka dhënë punë rreth 10 mijë punëtorëve vetëm për ndërtimin.