Ngjarje e rëndë, 19-vjeçarja hidhet nga dritarja për t’iu shpëtuar rrëmbyesve

Një vajzë e re në Turqi u detyrua të hidhej nga një lartësi e madhe nga apartament i një pallati në Turqi, ku dyshohej se mbahej peng dhe torturohej nga disa persona.

Videot e kamerave të sigurisë tregojnë vajzën që varet nga dritarja në qytetin e Antalias përpara se të ndërmerrte aktin dramatik.

Sipas raportimeve 19-vjeçarja Sirin N.E. u hodh nga një lartësi rreth 10 metra dhe u përplas në trotuar ku humbi dhe ndjenjat. Gjendja e saj është e rëndë, ndërkohë që një hetim ka nisur për ngjarjen.

Përpara se të kërcente, kalimtarët i thërrisnin që të futej brenda, pa e ditur se ajo ishte në rrezik. Më pas ata lajmëruan policinë, kur dëgjuan thirrjet e saj për ndihmë.