Nuk fiton ndaj Bullgarisë, por Italia barazon rekordin e Spanjës dhe Brazilit

italia 600x338

Edhe pse ndeshja e parë e Italisë si kampione e Evropës në fuqi nuk përfundoi siç pritej, barazimi 1-1 ndaj Bullgarisë e çon në 35 numrin e ndeshjeve radhazi pa humbje të skuadrës së drejtuar nga Roberto Mancini.

Bëhet fjalë për një rekord të barazuar, pasi më parë, 35 ndeshje radhazi pa humbje i kishin realizuar edhe Spanja (nga 2007 deri në 2009) dhe Brazili (nga 1993 deri në 1996).

Të dielën, kundër Zvicrës, nëse nuk humbet, Italia do të bëhet kombëtarja e parë që nuk pëson disfatë në 36 ndeshje radhazi.