Pandemia në Kosovë, 26 viktima dhe 1400 raste, të infektuar dhe dy foshnje

kosova koronavirusi 1 1100x620

Vijon situata e rëndë me pandeminë koronavirus në Kosovë. Në 24 orët e fundit janë raportuar 26 jetë të humbura dhe mbi 1400 raste të reja.

Të infektuar me Covid-19 rezultuan dhe dy foshnje të sapolindura në Pejë, sipas asaj që raportojnë mediat e Kosovës. Të shëruarit në ditën e fundit ishin 1400. Rastet aktive në këtë shtet janë 26 mijë.

Ecuria e mirë në fushatën e imunizimit nuk po reflektohet në ngadalësimin e përhapjes së virusit. Në 24 orët e fundit, sipas njoftimit të ministrisë së shëndetësisë, janë administruar 20 mijë doza të vaksinave anti-covid.