Përballja me Hungarinë, 4 mungesa të sigurta, si do të ndryshojë formacioni i Shqipërisë?

PRAG SHQIPERI HUNGARI frame 678 1100x620

Humbja ndaj Polonisë ishte një goditje e fortë për Shqipërinë që tashmë zgjohet nga ëndrrat dhe i duhet ndoshta perfeksioni për të arritur objektivat në grup.

Disafata në Varshavë, me apo pa dëshirë duhet të lënë pas sepse në pak ditë Shqipëria përballet Hungarinë, një tjetër rival të drejtpërdrejt në grup i cili duhet lënë pas.

Por si do të ndryshojë kombëtarja kuqezi për duelin e të dielës? Edi Reja do të jetë i detyruar të bëjë ndryshime në formacion, kjo pas përveç pikëve, ndaj Polonisë, Shqipëria humbi edhe 4 titullarë të cilët rrezikonin pezullimin për shkak të kartonëve.

Kështu Kombëtarja nuk do të ketë në dispozicion Elseid Hysaj, Keidi Bare, Klaus Gjasulën dhe Rei Manaj. Me portën dhe rreshtimin në mbrojtje që nuk ndryshon, Reja duhet të gjejë zëvendësuesin e Hysaj në të djathtë, vend i cili duket se do të merret nga mbrojtësi i Goricas, Albi Doka.

Në mesfushë Qazim Laçi pritet të nis nga minuta e parë në vendin e Gjasulas, ndërkohë që pritet me interes debutimi i Nedin Bajramit me ekipin përfaqësues.

Fantazisti i Empolit do të vendoset pas shpinës së dy sulmuesve Sokol Cikalleshi dhe Myrto Uzunit, futbollistit të Ferencvaros që sipas të gjitha gjasave do të zërë vendin e Rei Manajt. Shqipëria ka momentalisht 6 pikë në vendin e katërt në grupin I, një më pak se Hungaria e cila numëron 7 pikë në vendin e tretë po aq sa Polonia që pozicionohet e dyta.