Përpunimi i kamionëve me mallra, CEFTA: Koha e pritjes në Shqipëri është më e larta e rajonit

Kamionët me mallra që hyjnë në Shqipëri përballen me kohën më të gjatë të pritjes në pikat doganore, krahasuar me 15 vendet e tjera që janë pjesë e Marrëveshjes së Tregtisë së Lirë për Vendet e Ballkanit Juglindor.

Sipas të dhënave nga CEFTA, në qershor të këtij viti, mesatarisht një kamion harxhoi 3 orë e 20 minuta për procedurat e pritjes dhe përpunimit në pikat doganore hyrëse në Shqipëri, me diferencë të ndjeshme nga vendi i dytë, Mali i Zi, madje shumë larg edhe Kosovës.

Por, çfarë do të thotë kjo për eksportuesit dhe konumatorët?

Për kryetarin e Shoqatës së Eksportuesve, Alban Zusu, “Ballkani i Hapur”mund të jetë zgjidhja e kësaj problematike.

Sipas metodologjisë së CEFTA, koha e pritjes përfshin momentin e përfundimit të procedurave në doganën nga kamioni vjen dhe qëndrimin për të plotësuar të gjitha formalitetet në pikën tjetër kufitare.