Pjaniç te Beshiktash, boshnjaku largohet nga Barcelona, kërkohej edhe nga Juventus

PJANIC FIRMOS ME BESIKTAS frame 0 1100x620

Nga Juventus, te Barcelona dhe tashmë tek në kampionatin turk. Karriera e Miralem Pjaniç ka marrë një trajektore të çuditshme me mbylljen e merkatos verore.

Mesfushori boshnjak ka habitur duke firmosur për skuadrën e Beshiktash në elitën e futbollit turk. I gjendur jashtë planeve të klubit katalanas për sezonin e ri, Pjanic vendosi të luaj për të paktën gjashtë muajt e ardhshëm në Turqi sesa të qëndronte në stol apo në tribunë te Barcelona.

Për fantazistin 31-vjeçar, interes shfaqi edhe Juventus për ta rikthyer gjatë kësaj vere, por problem mbeti paga e lartë që përfitonte në Spanjë.

Te Beshiktash atje ku është huazuar deri në verën e vitit të ardhshëm, Miralem Pjaniç do të përfitojë 3.2 milionë euro në sezon.