Reperi “ngel” shtatzënë për albumin e tij

Reperi Lil Nas X është bërë sërish viral në internet, pasi postoi një set fotografik ku shfaqej me barkun e rrumbullakosur dhe njoftonte publikimin e albumit të ri.

Gjatë një interviste për People, reperi shpjegoi se frymëzimin për setin e veçantë fotografik e bëri teksa dëgjonte Megan Thee Stallion ku kuptoi se albumi i ri është “bebja” e tij dhe ekoja tregon fillimin e diçkaje të re.

Pas shumë kritikave për marketingun e çuditshëm, reperi shkroi se do të largohej për disa kohë nga interneti.

“Po dal offline, gjithë kjo energji e keqe s’i bën mirë fare bebit tim.”shkruan në Twitter ai.