Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Rikthehen pas 40 vitesh Abba-t me këngë të reja dhe show

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 07:20 | Showbiz

Pas një pauze prej gati 40 vjetësh, Abba-t janë kthyer, pasi kanë regjistruar dy këngë të reja. "I Still Have Faith In You" dhe "Don't Shut Me Down" do të jenë pjesë e albumit "Voyage", që do të dalë në mbarë botën më 5 nëntor në logon e Universal Music Group.

Agnetha, Björn, Benny dhe Anni-Frid do të performojnë për 6 netë në javë, por vetëm në mënyrë digjitale me një grup live prej 10 pjesësh në Abba Arena, një arenë prej 3000 vendesh në Parkun Olimpik Mbretëreshë Elizabeth të Londrës.

Koncepti i "Abba-tars", u shfaq për herë të parë në vitin 2016 dhe u krijua nga kompania e efekteve vizuale Industrial Light and Magic, e themeluar nga krijuesi i "Star Wars" George Lucas.

Këngëtarët e "Mamma Mia" dhe "Waterloo" po punonin në një shfaqje skenike kur vendosën të ktheheshin në studio. Ata ishin ndarë në vitin 1982.

Në gusht, grupi kishte hapur një faqe ABBA Voyage duke inkurajuar fansat të regjistroheshin për informacione të brendshme.

Albumi i ri përmban 10 këngë dhe u njoftua gjatë një konference shtypi që grupi mbajti të enjten.

A2 CNN Livestream

Dita jonë