Shkollimi i Ministrave, kabineti “Rama 3”, kryeministri preferon ekonomistët

Ekonomistët do të jenë në krye të mandatit të 3-të të socialistëve. 8 nga 17 pjestarë të kabinetit “Rama 3”, kanë përfunduar një shkollë të lartë në profilin ekonomik, ku mbizotëron dega e Administrim Biznesit.

Profili ekonomik është komform postit për ministren e Ekonomisë, Delina Ibrahimi, apo atë të sipërmarrjes Edona Bilali, por nuk dihet sa e ndihmon në punën e saj diploma e Administrim Biznesit, ministren e Arsimit, Evis Kushi, e cila ka gjithsesi eksperiencën e pedagoges në Universitetin e Elbasanit.

Komform postit janë dhe Elisa Spiropali e Bora Muzhaqi, të cilat kanë përfunduar studimet për Ekonomik dhe Politikë, respektivisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Londër.

Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca nuk ka specializime për digasterin që drejton, ndërsa zotëron diploma e specializime për Administrim – Biznes, ku pjesë e formimit të saj është dhe universiteti prestigjoz i Harvardit.

Ministrja Balluku, për drejtimin e Infrastrukturës ka parë të nevojshëm specializimin, teksa pas marrjes së postit ka nisur studimet në Harvard, ku dhe është diplomuar gjatë 2021-shit për zhvillim Ekonomie.

Juristët janë grupimi i dytë për nga formimi në kabinetin Rama 3. Brenda formimit janë dhe ministri I Drejtësisë Ulsi Manja me ministrin e Brendshëm Blendi Çuçi, të cilët zotërojnë një diplomë juridiku. Një të tillë,ndonëse të pashfrytëzuar për momentin e ka edhe Belinda Balluku.

Elva Margariti, përveç studimeve për arkitekturë, ka zhvilluar studime dhenë  fushën e rijetëzimit të trashëgimisë kulturore, duke iu përshtatur funksionit si ministre Kulture.

Komform postit të saj duket Olta Xhaçka, me studimet për Shkenca Politike dhe Marrdhёnie Ndёrkombёtare.

Diploma e Kimisë mund t’i vijë në ndihmë Ogerta Manastirliut, e cila prej 4 vitesh drejton e pa shqetësuar Ministrinë e Shëndetësisë.

Degëte gjuhëve të huaja përfaqësohen nga zv/kryeministri Ahmetaj dhe shefja e re e Turizmit Kumbaro, diplomuar respektivisht në anglisht dhe frengjisht. Kush stonon është Niko Peleshi me formimin e tij për Elektronikë, ndërsa i duhet të drejtojë Ministrinë e Mbrojtjes.