Situata me pandeminë, biznesi i druhet ashpërsimit të masave kufizuese

Bizneset i druhen masave të reja kufizuese që mund të vendosë në zbatim Komiteti Teknik i Ekspertëve, nisur nga shifrat e fundit të infektimeve. Pas vendimit të kësaj jave për shkurtimin e fashës së aktivitetit deri në orën 23:00, sektorët e tregtisë dhe shërbimeve shprehen se masat shtesë do të rëndonin ndjeshëm gjendjen e tyre financiare.

Ndërsa për kryetarin e Shoqatës së Restoranteve Turistike Shqiptare, Kujtim Dervishi, bizneset dhe qytetarët duhet të respektojnë masat aktuale në fuqi, për të shmangur nevojën e masave më të ashpra në të ardhmen.

Sink Kujtim Dervishi, Kryetari i Shoqatës së Restoranteve Turistike Shqiptare

Një pjesë e vendeve në Europë dhe Rajon kanë vendosur detyrimin e Green Pass, apo pasaportës së vaksinimit për të marrë shërbim në restorante, kafene, apo edhe në transportin publik. Aplikimi i kësaj mase edhe në vendin tonë, konsiderohet diçka ekstreme nga sipërmarrja.

Sipas të dhënave të INSTAT, situata e pandemisë dhe masat kufizuese në fund të vitit të kaluar dhe në fillim të këtij viti i kushtuan sipërmarrjes deri në 40% të xhiros.