Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Tmerr në Prishtinë, një burrë dhunon 3 vajza në mes të ditës

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 12:38 | Kosova

Një burrë ka sulmuar tre vajza në mes të ditës. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme, në Prishtinë.

Vajzat e kanë denoncuar në polici dhe autoritetet e rendit në Kosovë kanë njoftuar se e kanë identifikuar personin.

“Rasti ka ndodhur dje rreth orës 18:00, në rrugën “Ahmet Krasniqi” në Prishtinë. Lidhur me këtë rast i cili është cilësuar ‘Lëndim trupor’, hetuesit policor të stacionit qendra kanë identifikuar personin e dyshuar. I njëjti është në kërkim nga ana e policisë”, tha zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës Flora Ahmeti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani