U goditën me gota birre, përgjigjja epike e futbollistëve anglezë

Futbollistët e Anglisë u dhanë përgjigjen perfekte tifozëve hungarezë, të cilët i goditën me gota birre kur “Tre Luanët” shënuan golin e parë kundër Hungarisë vendase, në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2022.

Menjëherë pasi Sterling zhbllokoi rezultatin në minutën e 55, vendasit nisën të hidhnin gota birre drejt lojtarëve anglezë, të cilët po festonin golin. Declan Rice, mori njërën nga gotat dhe bëri sikur piu birrë, për ta hedhur më pas sërish drejt tifozëve.

Të njëjtën gjë bënë më pas edhe Grealish dhe vetë Sterling, duke i dhënë përgjigjen perfekte tifozëve hungarezë.