Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Vjosa Osmani, bisedë telefonike me zëvendëspresidenten amerikane Kamala Harris

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 22:12 | Kosova
Vjosa Osmani, bisedë telefonike me zëvendëspresidenten amerikane

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Nënpresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, ku e ka falenderuar për mbështetjen e vazhdueshme dhe në veçanti për dhurimin e vaksinave kundër COVID-19.

“Një veprim i tillë e ka vulosur edhe njëherë miqësinë e palëkundshme në mes të dy vendeve tona, si dhe është dëshmia më e pastër e përkrahjes së parreshtur të SHBA-ve për vendin tonë”, thuhet në njoftimin e Presidencës së Kosovës.

Zyra e presidentes së Kosovës ndërkaq citon Nënpresidenten e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris të ketë thënë se “SHBA-të janë thellësisht mirënjohëse ndaj Kosovës për bashkëpunimin e ngushtë dhe gatishmërinë e bujarinë e treguar për mikpritjen e mijëra qytetarëve afganë si dhe lidhjen personale dhe të thellë ndërmjet administratës Biden dhe popullit të Kosovës”.

A2 CNN Livestream

Dita jonë