Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Yuri Kim viziton Peshkopinë, pranon ftesën e qytetarëve për kafe

Nga A2 CNN
3 Shtator 2021, 20:05 | Aktualitet

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka vizituar qytetin e Peshkopisë, ku ka vizituar qendrën turistike lokale.

Mes të tjerash, ambasadorja ka takuar shumë qytetarë, me disa prej të cilëve ka konsumuar dhe një kafe.

“Në vizitën time të parë në #Peshkopi #Dibër të bukur, me @ambassadorelsaalbania. Ne vizituam qendrën turistike lokale që u zhvillua me mbështetjen e @usaid & @sidasweden. Ne gjithashtu takuam shumë qytetarë të dashur gjatë shëtitjes sonë në bulevardin kryesor, përfshirë edhe disa zotërinj që na ftuan për kafe. Faleminderit Ethem Muda, Shukri Konesha, Nuri Sallahu & Xhemal Jashari për kafen & bisedën. Ne pajtohemi 100% që Dibra ka potencial të madh që duhet zhvilluar më shumë. Shpresoj ta vizitoj përsëri së shpejti. ❤️ ??”, shkruan Kim.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani