Anija “e ringjallur” do të lundrojë sërish nëpër botë

Përditësuar më: 4/9/2021, ora 19:24

Anija “e ringjallur” do të lundrojë sërish nëpër botë

Përditësuar më: 4/9/2021, ora 19:24

Gati 200 vjet pasi u fundos, anija “Götheborg” do të kthehet sërish të lundrojë nëpër botë. Anija origjinale tregtare, në fakt, u mbyt në det në vitin 1745, por tashmë një kopje e saj, e quajtur “Götheborg II”, po qëndron në ujërat e Stokholmit.

Në prill 2022, anija pritet të lundrojë nga Suedia me një itinerar të planifikuar me ndalesa në Londër, Lisbonë, Athinë, Aleksandri, Singapor, Hong-Kong dhe Shangai. Kjo rrugë do të kalojë edhe përmes Kanalit të Suezit, dhe nëse gjithçka shkon sipas planit, “Götheborg II” do të mbërrijë në Shangai në tetor 2022.

Anija aktualisht ka 80 anëtarë të ekuipazhit. Në secilën ndalesë, do të vijnë edhe anëtarë të tjerë dhe deri në fund duhet të ketë rreth 600 njerëz në bord për të ndihmuar në ankorimin e sigurt të “Götheborg II” në Azi.

Një nga sfidat e rikrijimit të anijes ishte gjetja e të njëjtit lloj druri dhe mjetesh të përdorura në shekullin e 18-të, por edhe ruajtja e përmasave ekzakte të anijes (58.5 metra i gjatë, 11 metra i gjerë).