Basha mesazh për vdekjen e Paulin Prekës: I dha ngjyra jetës së shqiptarëve gjatë komunizmit

Untitled collage 2021 09 04T165844.108 1100x620

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale për vdekjen e aktorit shkodran të humorit Paulin Preka.

Sipas Bashës, pinjolli i humorit shkodran me artin e tij i dha ngjyra jetës së shqiptarëve gjatë regjimit komunist.

“Sot arti dhe artdashësit shqiptarë janë në zi për ndarjen nga jeta të aktorit të madh Paulin Preka. Pinjolli i humorit shkodran do të mbetet pjesë e plejadës së aktorëve të shquar të teatrit dhe kinematografisë shqiptare. Me humorin e tij ai i dha ngjyra zymtësisë së jetës së shqiptarëve në vitet e regjimit komunist”, shkruan Basha.