Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dorëshkrimi 500-vjeçar, dëshmia e parë e tërmeteve në Amerikë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 16:31 | Lifestyle

Në Meksikë është zbuluar një dorëshkrim aztek i shekullit të XVI, që përshkruan dëshmitë e para të tërmeteve në Amerikë. Dorëshkrimi i 12 tërmeteve është realizuar me një sistem simbolesh dhe ngjyrash që nga specialistët u quajt "tlacuilos".

Piktogramet në dorëshkrimin 500-vjeçar ofrojnë pak informacion në lidhje me madhësinë, vendndodhjen dhe dëmet e secilit tërmet, por historitë e shkruara pas pushtimit spanjoll ndihmuan studiuesit meksikanë të përcaktonin ngjarjet sizmike të ndodhura midis viteve 1460 dhe 1542.

Në dorëshkrim, përfshihen gjithashtu fenomene natyrore dhe ngjarje shoqërore që ndodhën në të njëjtën kohë me tërmetet. Në një nga piktogramet, për shembull, tregohet një tërmet i rënë në vitin 1507, i cili ndodhi në të njëjtën kohë me një eklips diellor. Një tempull u shkatërrua gjithashtu gjatë atij viti dhe 1800 luftëtarë u mbytën në një lumë.

"Tërmetet janë të shpeshta në Meksikë dhe mbanin një kuptim të thellë në pikëpamjen kozmologjike të banorëve autoktonë të zonës, kjo është arsyeja pse u është dhënë kaq rëndësi në këto dorëshkrime", thonë zbuluesit meksikanë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë