Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Holanda argëtohet me Malin e Zi, ngec sërish Franca

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 22:42 | Futboll
Holanda argëtohet me Malin e Zi, ngec sërish Franca

Holanda ka gjetur një fitore shumë të rëndësishme në ndeshjen e radhës për eliminatoret e Botërorit 2022.

Tulipanët fituan 4-0 përballë Mali të Zi, në një ndeshje që tregoi se stili i Van Gaal kishte ndryshuar lojën e vendasve.

Heroi i kësaj ndeshje ishte edhe njëherë Depay i cili shënoi dy herë dhe i dha Holandës vendin e tretë në grupin G, pas Turqisë dhe Norvegjisë, por me një ndeshje më pak.

Franca mori barazimin e dytë radhas në ndeshjet eliminatore përballë Ukrainës pas asaj të tri ditëve më parë ndaj Bosnje Hercegovinës.

“Gjelat” e mbyllën 1-1 takimin në Kiev, ku sërish e gjetën veten në disavantazh nga goli i Shaparenko. Për “Blutë” rrugën e rrjetës e gjeti Martial në minutën e 50 të takimit.

Megjithatë, Franca nuk rrezikon aspak sepse renditet e para në grupin e saj me 9 pikë të grumbulluara.

A2 CNN Livestream

Dita jonë