Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Ishulli ku burrëria vlerësohet nga aftësia për të thurur dhe qëndisur

Nga A2 CNN
4 Shtator 2021, 10:12 | Lifestyle

Për gati 500 vjet, burrat në një ishull të vogël peruan kanë joshur partneret e tyre duke thurur kapelat tradicionale të Andeve. Në Taquile, aftësitë e një burri nuk maten me aftësinë e tij për të gjuajtur ose peshkuar, por me atë për të thurur dhe qëndisur. Taquile është i famshëm për tekstilet dhe veshjet e tij. Gratë kujdesen për delet dhe sigurojnë leshin, ndërsa burrat janë ata që ekskluzivisht prodhojnë veshjet dhe kapelat. Përmes tyre, burrat mund të shfaqin kreativitetin që kanë, si dhe të shfaqin statusin e tyre social.

Banorët e këtij ishulli ishin relativisht të shkëputur nga kontinenti deri në vitet 1950, dhe izolimi i ishullit ka ndihmuar në mbajtjen e paprekur të kësaj trashëgimie dhe mënyrës së tyre të jetesës. Vendasit i përmbahen kodit Inca të "Ama sua, ama llulla, ama qhilla", ("Mos vidh, mos gënje, mos u bëj dembel").

Në 2005, arti tekstil i Taquile u vlerësua edhe nga Unesco që e cilësoi atë një Trashëgimi Kulturore Jomateriale të Njerëzimit. Alejandro Flores Huatta është një nga shtatë burrat në ishull të njohur si “Mjeshtrat e Tekstileve”, së bashku me presidentin e ishullit, Juan Quispe Huatta. Ata kanë mësuar të thurin chullo-n simbolike (një kapelë e gjatë tipike e Andeve) që të vegjël, nga baballarët apo gjyshërit e tyre, duke përdorur gjembat e një kaktusi si gjilpëra thurjeje.

Djemtë e ishullit mësohen të thurin në moshën pesë ose gjashtëvjeçare, dhe kjo trashëgohet nga njëri mashkull te tjetri. Thurja e Chullo-ve gjithashtu luan një rol kyç në bashkimin e çifteve të reja. Burrat zgjidhen nga bashkëshortet e tyre, bazuar në aftësinë për të thurur me sukses një kapelë me gjilpëra të vogla. Cilësia e thurjes së Chullo-ve testohet duke parë a mund të depërtohen nga uji dhe kjo vlerësohet nga vjehrrat e mundshme kandidate.  

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli